Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë qenë një prej çifteve më të pëlqyera dhe më të komentuara të showbiz-it shqiptar.
Fatkeqësisht lidhja e tyre nuk shkoi ashtu siç ishte pritur por ata kanë një lidhje shumë të fortë me njeri-tjetrin që i bën përsëri bashkë.
Roberti dhe Nora janë prindër të një vajze. Ja cili është mesazhi i artistit Robert Berisha, i cili ka treguar gjithçka rreth raportit të tij me Norën pas ndarjes…
‘Është mjaft delikate dhe këto gjërat duhen menduar para divorcit. Ne jemi ndarë në mënyrë shumë të qetë edhe po mos të kishte qenë vajza fare ato 14-15 vite nuk harrohen.Më duket se jemi i vetmi popull ne shqiptarët që pas divorcit jo vetëm që nuk flasin burri dhe gruaja por as komshiu me komshiun. Bëhet shumë e madhe, një inat pa lidhje. Raportet janë shumë të mira dhe ashtu do të jenë. Edhe po mos të kishte qenë Renee, ajo do të jetë një mike dhe një shoqe e imja gjithë jetën.’- u shpreh Roberti.
ks