Një incident është raportuar mëngjesin e kësaj të enjte në një banesë në Shijak. Uniformat blu bëjnë me dije se në kuzhinën e një 70-vjeçari në lagjen “Popullore” në Shijak ka shpërthyer bombola e gazit.
Shpërthimi ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit. Për fat të mirë nga shpërthimi nuk ka të lënduar, përpos dëmeve materiale.
Mësohet se kuzhina ku ndodhi shpërthimi ishte e veçuar nga banesa ku jetonte 70-vjeçari me iniciale L.K. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të bombolës së gazit.
NJOFTIMI I POLICISE
Në orët e para të mëngjesit, në Shijak në lagjen “Popullore”, në kuzhinën e shtetasit L. K., 70 vjeç, e veçuar nga banesa ku jetonte ka pasur rrjedhje gazi, ku si pasojë e rrjedhjes ka shpërthyer bombola e gazit.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të bombolës së gazit.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo