Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë mohuar se kanë sulmuar një objekt të Kombeve të Bashkuara në jug të Gazës dje.
Zyrtarët e OKB-së thanë se ndërtesa në Khan Younis u godit nga dy predha tankesh, duke vrarë të paktën nëntë persona.
Rreth 800 njerëz ishin brenda kompleksit në momentin e bombardimit, thanë zyrtarët e OKB-së.
“Pas një ekzaminimi të sistemeve tona operative, IDF-ja ka përjashtuar aktualisht që ky incident të jetë rezultat i një sulmi ajror ose artilerie nga IDF-ja”, thuhet në deklaratë.
IDF po shqyrton gjithashtu mundësinë që sulmi të ishte rezultat i zjarrit të Hamasit, shkruan Sky News.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo