Lajme

Seancë nën zhurmën e bilbilave të opozitës, mazhoranca miraton ligjet për 12 minuta

Senca e sotme plenare nisi sot sërish nën zhurmën e bilbilave të deputetëve të Rithemelimit.

Por këtë herë zhurmuesit e opozitës nuk penguan kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla që të vijonte punën me miratimin e ligjeve sipas rendit të ditës. Pavarësisht qendresës së opozitës mazhoranca miratoi sot projektligjet e parashikuara sipas rendit.

Seanca parlamentare zgjati përreth 12 minuta. I pranishëm sot në Kuvend ishte edhe kryeministri, Edi Rama, ministri i Brendshëm Taulant Balla si edhe ministrja Elisa Spiropali.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo