
Një video e gazetares Ilnisa Agolli ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale, sidomos në Twitter, ku shfaqet duke përdorur një fjalor të papërshtatshëm brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
Videoja, e cila është ndarë gjerësisht dhe ka marrë reagime të shumta nga publiku, e shfaq Agollin duke krihur flokët e saj para pasqyrës dhe në një moment të papritur, ajo bën një koment me fjalor të ulët.
Përdorimi i gjuhës banale është në kundërshtim me rregullat e shtëpisë së “Big Brother”, të cilat zakonisht ndalojnë sjellje të tilla.
Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që sjellje të tilla janë kapur në kamera në reallity-show, por çdo rast si ky bën që të levizë vëmendja nga përmbajtja e emisionit në sjelljen personale të pjesëmarrësve.