Lajme

Osmani takohet me Pendarovskin: Përfshirja e Kosovës, NATO garanci për rajonin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua sot me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani thotë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut ndajnë jo vetëm raporte të shkëlqyera fqinjësore, por edhe projekte të shumta që kanë për qëllim t’i afrojnë edhe më shumë qytetarët tanë.

Osmani shkruan ndër të tjera në Facebook se takimi i sotëm me Presidentin Stevo Pendarovski ishte një mundësi e mirë për t’i diskutuar zhvillimet e fundit, çështjet e interesit të ndërsjellë, si dhe hapat për ta avancuar të ardhmen evropiane të vendeve tona.

TS Poll - Loading poll ...

Gjithashtu Osmani tha se përfshirja e Kosovës në Partneritetin për Paqe, e më pas në NATO, është garanci për stabilitet në rajon.

“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim”, ka thënë Osmani duke shtuar se “Kosova meriton ta marrë statusin e vendit kandidat në BE”.

Nga 30 vende anëtare të NATO-s, Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur 26 prej tyre, ndërsa katër (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) ende jo.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo