ShowBizzz

Kate Winslet dhuron 5 mijë paund për një vajzë me shikim të dëmtuar!

Gjesti i aktores Kate Winslet për të dhuruar 5 mijë paund për një 11-vjeçare me një sëmundje të rrallë, për shkak të së cilës ajo pritet të humbasë shikimin me kalimin e viteve po bën bujë globale.

Vajza ka një faqe online për mbledhjen e fondeve në Go Fund Me, në të cilën ajo përshkruan të gjitha vendet që do të donte të vizitonte para se të humbiste shikimin.

Kate Winslet dhuron 5 mijë paund për një vajzë me shikim

Lily-Rae, nga Nottingham, u diagnostikua me një gjendje të rrallë gjenetike, të quajtur sëmundja Stargardt në dhjetor. Nëna e saj Emma krijoi një faqe për mbledhjen e fondeve për të bërë realitet ‘ëndrrat’ e së bijës dhe aktorja e njohur dhuroi 5000 paund, duke lënë mesazhin personal të mëposhtëm. 

“I uroj Lily-Rae-s, disa aventura magjike në mënyrë që ajo të krijojë shumë kujtime të veçanta! Shumë dashuri, Kate Winslet dhe familja e saj. Ne ishim të tronditur. Po qanim”, tha Lily-Rae.

 



bal