Lajme

Vrasja e 18-vjeçarit në Kosovë, xhaxhai tregon si nisi sherri mes tre të rinjve

Xhaxhai i 18-vjeçarit i cili humbi jetën pasi u dhunua barbarisht nga dy 18-vjeeçarë të tjerë pas një konflikti tek berberi në Podujevë ka folur dhe zbuluar se si kishte nisiur sherri.

 “Ngjarja ka ndodhur te berberi në 13 janar të shtunën. Djali ka shkuar te berberi të qethet. Kur ka shkuar atje te karrigia e berberit nipi i ka thënë mundem me hy sepse jam për punë.

Ai tjetri i ka thënë djalit mos u ul te karrigia ime. Pasi debatuan, djalit ai tjetri i ka thënë pse rrok me krah, jo i ka thënë djali spo të rrok me krah, por po iki tjetër kund, mos i jep më.

Ditën e diel djali ka shkuar të marrë bukë me motrën e vetë. Motra e ka shti djalin të marrë bukë për mëngjes. I ka taku ata në rrugë dhe nuk ka ndaluar t’i takojë ata, por është drejtuar në shtëpi. Ata e kanë ndjekur me kerr, e kanë shkel me kerr, pastaj njëri me shkelma me grushta e tjetri me shkop bejsbolli. Baba i ka vdek në 2015 dhe nëna në 2020.”

TS Poll - Loading poll ...

Xhaxhai i 18-vjeçarit, Rrahim Fejzullahu i bëri apel institucioneve në Kosovë, pasi 18-vjeçari ishte jetim dhe tani ka ëlnë vetëm një motër dhe vëlla, të dy të paafte për të punuar.

“Unë prej institucioneve të Kosovës kërkoj vetëm drejtësi. Ka qenë një djalë i mirë dhe jo problematik, asnjë që e ka njohur nipin tim nuk ka fjalë të keqe për të. Shoqëri nuk kanë pasur, janë afër me shtëpi, pork jo ka ndodhur aty për aty. Për karrigen e berberit me ardh deri të vdekja, s’ka bërë vaki. Luli ka edhe një vëlla edhe një motër.

I ka më të mëdhenj, vëllain e ka mbipesh, nuk është për punë. Edhe motra nuk është për punë se ka problem shëndetësore. Vetëm Lulzimi i ndjerë punonte me 250 euro në muaj sa për të ngrënë një kafshatë bukë”, – tha Fejzullahu.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo