Lajme

Dhuna seksuale, OKB ngre alarmin: Është “arma” më e përdorur dhe e padukshme e luftës

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur shqetësim dhunën seksuale pasi për shkak të dy luftrave që po zhvillohen në Ukrainë dhe prej 4 muajsh në Rripin e Gazës, shifrat e përdhunimeve janë rritur shumë.

Sipas të dhënave të OKB-së, shifrat e viktimave të dhunës seksuale janë gjithnjë e në rritje.

Pramila Patten, përfaqësuesja speciale e OKB-së për dhunën seksuale në konfliktet e armatosura, deklaroi këtë të enjte nga Nice e Francës në raportin e vitit 2022 se ka pamje shumë shqetësuese.

“Raporti që mbulon vitin 2022 paraqet një pamje shumë shqetësuese të dhunës seksuale që përdoret si taktikë, torturë, terrorizëm apo shtypje politike”, – tha Patten, duke hapur konferencën me këtë çështje teksa shtoi se dhuna seksuale është “arma” e lirë dhe e padukshme e luftës.

Raporti i OKB ku janë shprehur shqetësimet dhe dhuna seksuale në mbarë botën do të do të diskutohet në prill të 2024.

Patten do të udhëtojë në Izrael të dielën për të mbledhur të dhënat në lidhje me akuzat për dhunë seksuale që nga sulmi i 7 tetori të nisur nga Hamasi.

“Dhe ne do të diskutojmë gjithashtu me Autoritetin Palestinez dhe zyrtarë të ndryshëm në Bregun Perëndimor të pushtuar.” –  tha ajo.

Patten do të shoqërohet nga ekspertë dhe pritet të takojë të mbijetuar, dëshmitarë dhe persona të tjerë të prekur nga dhuna seksuale si dhe pengje dhe të burgosur të liruar së fundmi, njoftoi OKB-ja në fillim të janarit.

Kombet e Bashkuara janë kritikuar se janë shumë të ngadalta për t’iu përgjigjur dhunës seksuale që Izraeli akuzon Hamasin se ka kryer më 7 tetor.

Ky sulm i paprecedentë rezultoi në rreth 1140 të vdekur, kryesisht civilë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në raportin izraelit. Rreth 250 persona u rrëmbyen, nga të cilët rreth 100 u liruan në këmbim të të burgosurve palestinezë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo