ShowBizzz

Ndryshimi drastik i Selena Gomez- Këngëtarja tregon trupin e saj në dy imazhe të ndryshme

Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez ka ndarë disa foto për fansat e saj ku tregon se si dukej trupi i saj më parë dhe se si duket ai sot.

Përmes një Insta-story ajo ka shfaqur një foto në bikini ku ka shkruar “ sot e kam kuptuar se unë kurrë më nuk do të dukem kështu”.

Ndërsa, në një story tjetër ajo ka ndarë një foto tjetër prapë në bikini ku ka shkruar “nuk jam perfekte, por jam krenare të jem kjo që jam, nganjëherë harrojë se është okej të jem vetja”.

Kështu Selena ka dhënë një mesazh për të gjitha vajzat se duhet të dinë të duan veten e tyre ashtu siç janë dhe është okej ta pranojnë dhe ta duan veten ashtu.



ks