Një nga shkrimtaret më të rëndësishme në botë, Virginia Woolf është një nga personalitet që gjithmonë na intrigon për mënyrën se si jetoi, se si u shpreh artistikisht dhe se si sfidoi çdo konventë shoqërore të kohës së saj.
Kohëzgjatja e veprave të saj dhe ndikimi që ushtroi dhe ushtron ende në çdo komunitet artistik e bëjnë atë të veçantë.
Me rastin e ditëlindjes së saj ne do të tregojmë dhjetë gjëra të çuditshme që mund të mos i dini për shkrimtaren.
Kur ishte e vogël ajo kishte pseudonimin ” dhi “, sepse ishte gjithmonë e prapë dhe dikush duhej ta ndiqte vazhdimisht për t’u kujdesur për Virginian.
Një nga gjërat e saj të preferuara ishte të gërvishtte thonjtë në mur për të mërzitur motrën e saj më të madhe.
Megjithatë, kur ajo u martua dhe u largua nga shtëpia e tyre, ajo i shkruante asaj një letër çdo ditë.
Nëna e saj i mësoi asaj frëngjisht dhe latinisht që në moshën shtatë vjeçare.
Woolf, megjithatë, për shkak se ajo nuk shkoi në universitet, duke qenë se asokohe vajzat nuk kishin akses dhe veçanërisht për ata që i përkisnin shoqërisë së lartë, lexonte pa pushim për të mbushur këtë boshllëk që ajo mendonte se ishte krijuar nga mungesa e arsimit të lartë.
Që kur ishte 11 vjeç, Wolff eksperimentoi me lloje të ndryshme stilolapsash , duke shpresuar të gjente modelin që do t’i jepte asaj ndjesinë e përsosur të shkrimit sa më shpejt të jetë e mundur.
Në një moment, Woolf mendoi të martohej me mikun e saj Lytton Strachey , një shkrimtar që ishte homoseksual për ta mbrojtur atë nga paragjykimet e kohës.
Në moshën 27-vjeçare, ajo pranoi se kishte frikë nga seksi.
Për një kohë të gjatë autorja shkruante në këmbë, në një tavolinë të veçantë, sepse e konsideronte procesin e të shkruarit të ngjashëm me atë të krijimit të një pikture dhe donte t’i shikonte dorëshkrimet e saj nga larg.
Kur ajo u martua me burrin e saj Leonard, ata patën një majmun të quajtur Midge .
Vetëm pas martesës Virgine mësoi të gatuante dhe kështu filloi të merrte leksione gatime, të cilat ndoshta nuk ishin për të, pasi një herë ajo aksidentalisht kishte futur në furrë aksidentalisht bashkë me tortën unazën e saj.