Pas një ndarje të zhurmshme me këngëtaren Rosalia, Rauw Alejandro ka vendosur të jetojë një histori të re dashurie. Këtë e tregojnë disa imazhe që kanë dalë në dritë të artistit në Milano me partneren e tij të re.
Ata janë fotografuar nën shoqërinë e njeri-tjetrit në një restorant. Ndonëse në tavolinë ka patur edhe persona të tjerë ëshët vënë re afrimiteti mes njëri-tjetrit.
E dashura e re e këngëtarit është Yasmin Barbieri, një vajzë 18-vjeçare që numëron më shumë se 3 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe që përveçse blogere është edhe modele dhe ka bashkëpunuar me marka të mëdha.
Ajo është vajza e një babai maroken dhe një nëne italiane. Në moshën 6-vjeçare ajo la Marokun dhe u zhvendos në Sardenjë së bashku me familjen e saj.
NO QUESTI DUE SONO USCITI DAL GENERATORE CASUALE pic.twitter.com/Ay8e3zHy0L
— motocinesca🍉 (@s4racinesca) January 21, 2024
ks