Drini Zeqo ka qenë i ftuar në “Ftesë në 5” dhe ka folur pas eksperiencës së shkurtër që pati në “Big Brother VIP”. “Ndjesi që provohet njëherë në jetë. Tani që jam jashtë, vetëm ato pak ditë kanë lënë shije të mirë te njerëzit dhe kjo më jep një ndjesi. Ne njerëzit e medias, sado ta kesh rrogën apo i kuruar, kur të krijon një urë mes teje dhe njerëzve është gjëja më e madhe. Kjo është gjëja që më ka ngrohur më shumë. Halli është si ti përgjigjemi pyetjes pse nuk futesh pak”, tha Drini.
Drini rrëfeu edhe për gjithë vështirësitë që ka kaluar në jetë, me divorcin e prindërit, humbjen e babait si dhe problemet shëndetësore të motrës së tij.
“Prindërit e mi janë ekonomist. Nuk donin ta pranonin që te unë ishte zgjuar pasioni që ishte media. Më çojnë për studime për Gjermani. Kam jetuar dy vjet në Frankfurt dhe kur u ktheva në Tiranë mbarova gazetarinë. Prindërit e mi ishin duke kaluar divorcin, ndonjëherë nuk je akoma gati t’i marrësh ca pesha mbi supe. Nuk ishte e lehtë. Është shumë e vështirë kur flet në celular dëgjon zërin e nënës që dridhet, dhe e mora vendimin pa iu thënë që nuk do iki më. Ika për të mos u kthyer më, ata në Gjermani nuk e pritën mirë, ime më u gëzua se i erdhi mirë që do kishte djalin pranë. Ata u ndanë, divorci i tyre ndodhi. Problemi nuk ishte tek unë, motra ishte më e pak e impaktuar, ajo është më e vogël se unë se mbase e ka ndjerë më shumë.
Nisi një rrugë e vështirë, për mua, mamin dhe motrën. Jetesa u bë e vështirë, puna që nga ai moment në 2004 nuk ishte më një luks. Gjysma e të ardhurave të mia që nga ai moment kanë shkuar për familjen. Gjatë këtyre viteve ka pasur shumë ulje dhe ngritje, por më e forta ishte humbja e babait. Ka qenë një marrëdhënie normale, është kujdesur për problemet, por nuk ishte aty. Humbja e jetës së tij ishte e vështirë dhe duke mos e pasur më, gjithë dashurinë e orientuam tek nëna. Rrethanat ishin të vështira, nuk vuante nga asgjë, vdiq në moshë të re, i ra hemorragji cerebrale në zyrë dhe nuk i thamë dot as fjalët e fundit njëri-tjetrit. Unë u detyrova ta rrisja intensitetin e punës sime, media të merr pak energji, të merr kohë. Nëse ka një njëri që ka një fuqi të jashtëzakonshme, që sa herë ndodh diçka është ajo dmth dhe nuk e di”, u shpreh ai.
bal