Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga ngjarja e zbuluar këtë të premte nga policia e Tiranës, ku 35-vjeçari Jetnor Zhaboli mbante mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur.
Burime për mediat bëjnë me dije se Zhaboli, me profesion ekonomist, prej fillimit të marrëdhënies ka qenë xheloz dhe kontrollues, mirëpo me kalimin e kohës u bë dhe më shumë. Ai kishte instaluar kamera në çdo cep të shtëpisë madje edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet, duke monitoruar kështu familjaret e tij gjatë gjithë kohës.
Madje më herët u bë me dije se ai kishte montuar dhe bllokues valësh që në momentin që ai ndodhej jashtë banesës nëna, bashkëshortja dhe vajza mos të kishin mundësi komunikimi me asnjë person.
Ndër të tjera mësohet se bashkëshortja e 35-vjeçarit më herët kishte tentuar vetëvrasje. Efektivët e policisë gjatë kontrollit në banesën e familjes Zhaboli gjetën dy letra që gruaka kishtr shkruar për familjarët e saj, ku iu linte lamtumirën dhe i kërkonte falje.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo