LifeStyle

Pse femrat shtiren në krevat?

Dy femra në tre shtiren përsa i përket orgazmës. Këtë fakt e konfirmon një studim i porositur nga revista Cosmopolitan.

Ashtu si nga shumë sondazhe të tjerë të viteve të fundit edhe nga sondazhi i revistës Cosmopolitan rezulton se: pjesa femërore e çiftit (hetero) stimulon kënaqësinë gjatë aktit dashuror.

Duke hetuar sërish në botën misterioze të universit femëror i është dhënë përgjigje bindëse pyetjes së rëndësishme mbi çështjen në fjalë. “Pse femrat shtiren në krevat?”

Përgjigjet e dhëna nga të intervistuarat kanë qenë kryesisht dy: për të ndalur më parë partnerin dhe për ta kënaqur atë. Në rastin e parë, motivi është thënë menjëherë: meshkujt janë shpesh të përqendruar në paraqitjen e tyre dhe shumë më pak tek kënaqësia e femrës.

Një nga arsyet e këtij egoizmi seksual është mungesa e koshiencës së zonave erogjene femërore dhe mbi tipologjitë e ndryshme të orgazmave që mund të ketë femra. Me fjalë të tjera, për mashkullin, organi femëror vazhdon të mbetet një mister: klitori dhe pika G, këta të panjohur!

Pa marrë parasysh kohën në dispozicion për të arritur orgazmën: shpesh kur femra është vetëm në paradhomën e kënaqësisë, mashkulli është tashmë në kulmin e saj dhe as për së largu nuk mendon të kënaqë partneren. Duhet konsideruar në fakt, prirja altruiste e gruas për të kënaqur partnerin e vet. Dihet, vetëbesimi i lidhur me paraqitjen seksuale të mashkullit që është thelbësor për një raport të kompletuar dhe të kënaqshëm për të dy.

Që egoja e mashkullit është e lidhur drejtpërdrejtë me qëndrimin në shtrat, nuk është mister për asnjë. Kjo gjë është kaq e rëndësishme, sa takimet e shtratit kthehen për femrat në seancë terapie tek psikoanalisti. Por e rëndësishme është të mos përplasen ndjenjat e partnerit dhe të nxitet besimi në kapacitetin e tij të joshjes. Rezultati?

Femrat në më të shumtën e rasteve përfundojnë duke ia besuar kënaqësinë e tyre autoerotizmit. Kështu, kush kënaq veten, kënaqet sa për tre!