Deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka folur pas kaosit të shkaktuar te “Zgjedhorja”, ku njëjtë si dhe mbledhjen e kaluar edhe ditën e sotme demokratët i zunë vendet në sallë socialistëve duke mos lejuar kështu zhvillimin normal të mbledhjes së Komisionit Zgjedhor.
Gjatë fjalës së tij Salianji u shpreh se ditën e sotme u vërtetua edhe njëherë që mazhoranca nuk dëshiron Reformën Zgjedhore. Sa i përket, deputetëve të tjerë të opozitës, mbështetësve të Lulzim Bashës, demokrati tha se njëjtë si dhe herën e kaluar ata bojkotuan mbledhjen.
“E patë dhe sot një teatër tjetër të përshtirë të përfaqësuesve të mazhorancës. Pavarësisht se 7 deputetët që kanë marë me dhunë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhje edhe sot u bojkotua siç është bërë dy vite me radhë. E patë dhe nënqeshjen e mazhorancës, nuk duan reformë zgjedhore, prej dy vitesh nuk e kanë dashur. Kjo është situata kjo është tallja që bëhet me qytetarët. Ky është regjimi që kemi”, tha Salianji, teksa më tej theksoi se mazhoranca ka dy vite që bllokon mbledhjen, e sipas tij ata e thanë qartë se si do e bëjnë Reformën Zgjedhore dhe që do të përpiqen të blejnë vota.
Ndërkohë, deputeti tjetër demokrat, Oerd Bylykbashi në një prononcim të shkurtër për mediat tha se ditën e sotme ishte përsëri prova se Partia Socialiste nuk kërkon një reformë zgjedhore konsensuale me një komision mbipartizan.
I porpozuar nga 47 deputetët e opozitës për të qenë bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore, mirëpo nuk pranohet nga mazhoranca pasi njohin për të tillë Enkelejd Alibeajn, Bylykbashi u bëri thirrje kolegëve socialistë që të lënë lojërat.
“Sot ishte përsëri prova se si PS nuk kërkon një reformë zgjedhore konsensuale me një komision mbipartizan. Bashkëkryetarët i takojnë partisë më të madhe në mazhorancë dhe opozitë, që është PD. PD dhe opozita ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të marrë pjesë në mënyrë aktive për të gjetur konsensus për rekomandimet e OSBE/ODIHR. Edi Rama ka bllokuar përmes zgjedhjeve të manipuluara. Pavarësisht këtij qëndrimi PD dhe të gjitha opozita ka shprehur gatishëmri për të marrë pjesë për të gjetur konsesus për të trajtuar ata që duan partnerët ndërkombëtarë. Kemi dorëzuar dje në parlament kërkesën e re, 47 deputetë kanë firmosur që komisioni të rikompozohet. Mirëpresim që mazhorancë të lërë lojën që bën me segmente të vogla”, tha ai.
Ditën e sotme ishte parashikuar të mbahej për herë të dytë mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, mirëpo njëjtë si dhe mbledhjen e kaluar edhe kjo e kësaj të premte dështoi. Deputetët e opozitës bllokuan vendet e socialistëve në sallë, gjithashtu krijuan kaos duke përdorur bilbilat.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo