Një mësuese në shkollën 9-vjeçare në Elbasan është proceduar penalisht pasi ushtroi dhunë ndaj një nxënëse. Sipas njoftimit të policisë mësohet se mësuesja me ininciale K.P, dyshohet se gjatë orës së mësimit ka gjuajtur me shpullë nxënësen.
Materialet procedurale në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen.
– K. P., 47 vjeçe, mësuese në një shkollë 9-vjeçare, në qytetin e Elbasanit, pasi dyshohet se gjatë orës mësimore, ka gjuajtur me pëllëmbë, një nxënëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo