Enxhi Nasufi ka folur së fundmi për eksperiencën e saj si prezantuese e “Big Brother VIP: Fan Club”.
E ftuar në “Live from Tirana”, Enxhi tregoi ndjesinë kur mori ftesën për të prezantuar Fan Club, si dhe raportet që ka me dy opinionistët, Ronaldo Sharka dhe Ina Kollçaku.
“Kur m’u propozua isha shumë e lumtur. E kam manifestuar në kokën time pavarësisht se nuk e kam shprehur. Pasi më erdhi ftesa nuk e mendova dy herë por pranova menjëherë. Unë jam në ekran çdo mëngjes me “Wake Up” por është sfiduese të mbash një emision të tërin vetëm, më pëlqejnë sfidat. Puntata e para ishte shumë mirë mendoj. Është kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe për mua. Kam pafundësisht gjëra për të përjetuar dhe mësuar gjatë këtij rrugëtimi. Është format delikat, përfshihen emocione njerëzish që janë jashtë, familjare apo miq dhe në të gjithë këtë përfshirjen lehtësisht mund të gabosh. Siç ishte rasti me shoqen e Ledjonës e cila erdhi me një vendim gjykate, me një voice në telefon ku flitej për dhunë. Për mua si moderatore është thikë me dy presa. Duhet të jesh emocionale por jo edhe aq”.
Për raportet me dy opinionistët në Fan Club, Enxhi tha:
“Më pëlqen sepse janë po aq sa të ndryshëm po aq edhe njësoj. Nuk ju shpëton gjë, janë pikantë, duhet të jenë në fakt sepse diskutohen gjëra të ndryshme. Kemi marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Mendoj që edhe puntatat e tjera do të shkojnë edhe akoma më mirë”.
lokimagazine