Fation Kuqari mbrëmjen e djeshme teksa po bisedonte me banorët për të nominuarit në “Big Brother VIP”, ka dhënë informacione nga jashtë.
Ai tregoi se Ilnisa Agolli ka një antipati të madhe nga publiku jashta shtëpisë, ndërsa tha që katër të nominuarat janë të rrezikuara.
“Dhe Ilnisa ka antipati të madhe jashtë, s’i dihet, të katërta janë të rrezikuar”– u shpreh banori.
Një ndër rregullat kryesore të këtij formati televizic është që konkurrentët nuk duhet të japin informacione nga ajo se çfarë po ndodh jashtë.
Nuk dihet cili do jetë dënimi për Fationin pas thyerjes së rregullit.