ShowBizzz

‘Është thikë me dy presa’, Enxhi Nasufi tregon vështirësinë me Big Brother Fan Club

Enxhi Nasufi e quajti “thikë me dy presa” moderimin në Fun Club. E ftuar në “Live from Tirana”, fituesja e  “DWTS” tregoi eksperiencën dhe si nisi çdo gjë.

“Kur m’u propozua isha shumë e lumtur. E kam manifestuar në kokën time pavarësisht se nuk e kam shprehur. Pasi më erdhi ftesa nuk e mendova dy herë por pranova menjëherë. Unë jam në ekran çdo mëngjes me “Wake Up” por është sfiduese të mbash një emision të tërin vetëm, më pëlqejnë sfidat. Puntata e para ishte shumë mirë mendoj. Është kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe për mua. Kam pafundësisht gjëra për të përjetuar dhe mësuar gjatë këtij rrugëtimi. Është format delikat, përfshihen emocione njerëzish që janë jashtë, familjare apo miq dhe në të gjithë këtë përfshirjen lehtësisht mund të gabosh. Siç ishte rasti me shoqen e Ledjonës e cila erdhi me një vendim gjykate, me një voice në telefon ku flitej për dhunë. Për mua si moderatore është thikë me dy presa. Duhet të jesh emocionale por jo edhe aq”,tregon moderatorja.

‘Është thikë me dy presa’, Enxhi Nasufi tregon