Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë kapur në flagrancë duke shitur kokainë dhe kanabis. U arrestuan në flagrancë shtetasit Ergys Pergjini, 23 vjeç, banues në Lezhë dhe Robert Prendi, 19 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë.
23-vjeçari u kap në qendër të qytetit të Lezhës, ndërsa 19-vjeçari u kap në Shëngjin, teksa posedonin me qëllim shitjen, përkatësisht një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndara në doza. Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë së Lezhës:
U kapën në flagrancë në Lezhë dhe në Shëngjin, ndërkohë që shitnin doza kokaine dhe cannabisi, vihen në pranga 2 shtetas
Sekuestrohen dozat e lëndëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve në të gjithë qarkun dhe i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Policisë së Lezhës, goditën 2 raste të shpërndarjes së dozave të lëndëve narkotike.
Për rastet u arrestuan në flagrancë shtetasit E.P, 23 vjeç, banues në Lezhë dhe R.P, 19 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë.
23-vjeçari u kap në qendër të qytetit të Lezhës, ndërsa 19-vjeçari u kap në Shëngjin, teksa posedonin me qëllim shitjen, përkatësisht një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndara në doza.
Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo