LifeStyle

Mosha është thjesht një numër! Këto janë 3 shenjat e horoskopit që nuk plaken kurrë

E ke parasysh atë shprehjen: “S’ka rëndësi sa vjeç je, por sa ndihesh”?. Kemi përshtypjen se është frymëzuar fiks nga këto shenja, të cilat s’ka rëndësi sa vjeç janë, sërish ndihen të reja.

Binjakët s’lënë festë pa shkuar, dolli pa ngritur dhe eksperiencë pa përjetuar. S’ka fare rëndësi data, ora, apo momenti, sërish Binjakët do e bëjnë qejfin e tyre. Ata sillen njësoj si 15 apo si 50 vjeç dhe rininë e kanë gjënë më të çmuar.

Si një shenjë mjaft aventuriere, Shigjetari shquhet për shpirtin rinor dhe dëshirën për të mos u plakur kurrë. Mund ta themi me bindje: S’ka dhimbje gjunjësh që e ndal Shigjetarin!

Peshqit udhëhiqen nga Neptuni dhe e kanë zakonisht kokën mbi re. Imagjinata e tyre është vendi i sigurt dhe fontana e rinisë së tyre. Domethënë, si mund të plakesh kur jeton në botën tënde, ku koha s’ekziston?