ShowBizzz

Njihuni me partneren më të re në moshë të Albi Nakos

Balerini dhe koreografi i njohur shqiptar ka pak ditë që i është bashkuar shtëpisë më të famshme të ‘Big Brother Vip’. Në këtë eksperiencë të re për të, balerini i ka dhënë mundësi publikut ta njohë në të gjitha dimensionet e tij, pasi deri më tani ai ka shfaqur vetëm anën profesionale të tij në skenat e televizionet shqiptare.

Pak ditë, por deri më tani kanë qenë mjaftueshëm për të zbuluar nga jeta personale e Albi Nakos, i cili gjatë një bisede me banorët në shtëpi është shprehur se prej 4 vitesh është në një lidhje.

Duke qenë diskret në detaje, ai nuk e ka zbuluar identitetin e të dashurës së tij, por Iconstyle mëson se ajo është po ashtu balerinë në profesion.

Ajo quhet Dori dhe është disa vite më e re në moshë sesa koreografi. Dori dhe Albi nuk janë vetëm partnerë në jetë, por edhe në skenë, pasi të dy punojnë së bashku në akademinë e kërcimit që Albi drejton, por edhe në projektet e tjera që koreografi merr përsipër. Gjithashtu mësohet se ata kanë nisur bashkëjetesën dhe gjërat janë bërë më serioze.



lokimagazine