Dyshja Bardhi dhe Sara kanë patur një marrëdhënie të mirë me njeri-tjetrin, që është komentuar jo pak, madje dyshja janë parë si një nga çiftet e mundshëm të shtëpisë së BBV.
Mbrëmjen e të premtes, Bardhi ka bërë një pyetje për Sarën, ku kjo e fundit është prekur shumë.
Këngëtari e pyeti nëse një person jashtë që ajo e do shumë do të vinte të fliste me të, a do ta shpërndante Sara mirësinë që ka në shpirt edhe me banorët e tjerë.
Përgjigjia ishte pak e sikletshme për Sarën por pranoi që jashtë shtëpisë ka lënë një person në gjendje delikate dhe për atë arsye sjellja e saj është arrogante brenda shtëpisë.
lokimagazine