Xhaxhai i 18-vjeçarit që u vra ditë më parë, Lulzim Fejzullahut ka sqaruar për mediat se i ka dhënë Besë një muaj vetëm familjes së Eltion Kadriut, 16-vjeçarit që u përfshi në vrasjen e nipit të tij. Ndërsa, familjes tjetër të së riut Artion Abdullahut, nuk i jep asnjë ditë besë.
Në një prononcim për “Klan Kosova” Rrahim Fejzullahu tha se me familjen Abdullahu nuk ka pasur asnjë kontakt.
“Nuk kemi pasur asnjë kontakt me familjen Avdullahu. Ia kam dhënë një muaj besë familjes Kadriu. Familja Avdullahu një minutë ditë nuk ka besë prej meje”, tha ai, teksa më tej bëri me dije se shkaku që i ka dhënë një muaj besë familjes Kadriu është tërheqja e fëmijëve nga shkolla.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë u shënua më 14 Janar, 2024, në rrugën “Drinica” në Podujevë. 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu u përrplas me makinë dhe më pas u godit në mënyrë makabër nga Eltion Kadriu dhe Artiol Abdullahu. Menjëherë ai u dërgua drejt QKUK ku më 20 janar fatkeqësisht humbi dhe jetën pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Lidhur me këtë rast në pranga ranë dy të miturit, Eltion Kadriu dhe Artiol Abdullahu. E gjithë ngjarja ndodhi për shkak të një sherri banal për radhën në një berberhanë të qytetit. Sipas asaj që mediat kosovare raportuan më herët, dy autorët janë djem biznesmenësh në Podujeve. Bababi i Elton Kadriut ka një biznes makinash me qira, ndërsa babai i Artiol Abdullahut ka në pronësi një kompani “Security”.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo