Prej hyrjes së Bardhit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, u vu re një afrimitet me Sarën, ku duket se po lidn një raport më shumë se miqësi.
Teksa banorët e tjerë kanë shprehur mendimin e tyre duke thënë se Sara po e përdor, Bardhi tha se kanë ndenjur të dy që në fillim pasi kanë një afrimitet dhe është i bindur se nuk po e përdor askush.
“Është punë e imja individuale. Të gjithë vrapuan të flasin para meje. I falenderoj që u përkujdesët sepse ju kam miq dhe e vlerësoj. Unë me Sarën kemi ndenjur që në fillim bashkë, shkojmë mirë, kemi një afrimitet.”- tha Bardhi.