Lajme

HISTORIKE! Talat Xhaferi bëhet kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut

Me 63 vota pro dhe 3 vota kundër, votohet qeveria e re në Maqedoninë e Veriut e cila do të drejtohet nga kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi.

Pas votimit të qeverisë teknike, Xhaferi bëri betimin ku u shpreh se do zbatojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Ai shtoi se Maqedonia e Veriut do të ruajë partneritetin me NATO-n dhe do t’i mbetet besnike politikave të Bashkimit Evropian.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo