Marrëdhënia e afërt mes Heidit dhe Romeos u shfaq edhe mbrëmjen e djeshme në prime. Dyshja pranuan se ndihen shumë mirë në prani të njëri tjetrit dhe se mes tyre ka një energji të mirë pozitive, duke e lënë kështu të hapur mundësinë për një romancë.
Mirëpo, çfarë mendimi ka babai i Heidit për këtë afrimitet të së bijës me Romeon? Kujtojmë që babai i Heidit kur ajo ishte në “Grande Fratello”, u fut në shtëpi pasi nuk e pranonte lidhjen e saj me një banor.
Për të folur rreth mendimit të prindërve të Heidit ka qenë i ftuar daja i saj në puntatën e sotme të “Fan Club”.
Ai tregoi se i ati është shumë i qetë, ama si çdo baba, mendon se asnjë mashkull nuk është mjaftueshëm i mirë për vajzën e tij.