Gjatë mbrëmjes së djeshme prezantuesi i programit të “Big Brother VIP” Ledion Liço lexoi emrat e tre banorëve më të preferuar nga publiku.
Romeo Veshaj, Julian Deda dhe Ilnisa Agolli ishin tre emrat e preferuar, por me siguri produksioni nuk e priste që qindra komente të vërshonin në llogarinë zyrtare të BBVA në Instagram.
Sapo dëgjuan emrin e Ilnisës, shumë komentues shprehën pakënaqësinë e tyre në disa video.
Mirëpo kishte edhe disa komentues, megjithëse të pakët, që shpreheshin se Ilnisa e meriton të jetë ndër banorët e preferuar sepse është faktor në shtëpi.
Të tjerë, mendonin se në vend të emrit të Ilnisës duhet të thirrej ai i Ledjonës.
Ndërkohë, Ledioni lexoi edhe emrat e tre banorëve më pak të preferuar nga publiku dhe që shkojnë në nominim bashkë me Vesa Smolicën: Ervin Gonxhi, Elvis Myrta, dhe Gabriele Merzini. Megjithatë pas një avantazhi të dhënë në lojë për Egla Canon, kjo e fundit zgjodhi që të heqë nga nominimi Elvis Myrtën dhe ta zëvendësojë atë me Fation Kuqarin.
lokimagazine