“Rrugët tona janë ndarë, por marrëdhënia jonë është shumë e mirë”, kështu është shprehur Alfio për ish-partneren e tij, Fatma Methasani.
Gjatë një interviste për “Big Brother Fun Club” Alfio Rrotani, tha se ka ende emocione për Fatmën dhe se ajo është mamaja më perfekte që djali i tij mund të kishte.
“Sa do që neve jemi ndarë, sot ruajmë një marrëdhënie shumë të mirë. Fatma është mamaja më përfekte…Kam një lloj emocioni të mirë për të. Sa do që rrugët tona janë ndarë, marrëdhënia jonë është shumë e mirë”, tha ish-banori i BBV.
Video Credits: https://www.instagram.com/bigbrothervip.fanclub/
View this post on Instagram
Gjatë qendrimit të tij në shtëpinë e BBV, Alfio foli për herë të parë për divorcin nga Fatma. Ai tha se e ka vuajtur shumë ndarjen, por nuk zbuloi arsyen e ndarjes.
Këtë bisedë nuk e la pa e komentuar ish-bashkëshortja e Alfios. Pas kësaj deklarate Fatma ndau disa rreshta të një fragmenti nga një libër ku thuhej: “Njerëzve u pëlqen vërtet të përdorin të kaluarën për t’u dukur më mirë ose për të bërë të tjerët të duken më keq”.
Lexo edhe: Deklarata e Alfios, ish-bashkëshortja e shigjeton: Do të dukesh mirë
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo