Historia e jetës se Anës dhe Mehemtit nga Fieri ia kalon edhe filmave të hollivudit.
Sakrificat, vështirësitë dhe ulje-ngritjet që çifti ka patur në jetë i ka bërë ata të pandashëm, pavarëisht çdo pengesë që u ka dalë përpara. Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E Diela Shqiptare”, Ana zgjodhi të surprizojë dhe falenderojë bashkëshortin e saj për ndihmën dhe mbështetjen e pakushtëzuar që i ka dhënë ndër vite.
Ana ka vuajtur nga probleme të forta shëndetësore dhe prej 5 vitesh gjendet në një karrige me rrota. Mehmeti i shërben në çdo moment duke mos e lënë Anën t’i mungojë asgjë. Teksa Ana falenderoi të shoqin për kujdesin ndaj saj, ky i fundit i premtoi që “s’do ta lërë kurrë sa të jetë gjallë”.
Për të mos mjaftuar problemi shëndetësor i Anës, çifit kanë përjetuar edhe ndarjen nga jeta të djalit të tyre në moshën 17-vjeçare. Djali i tyre u vra në moshën 17-vjeçare dhe trupin ia gjertën pas një viti, ndërkohë autori nuk dihert as sot e kësaj dite.
Video Credits: https://www.youtube.com/@televizioniKLAN
Pjesë nga biseda në studio:
Ana: Zemër, ti meriton shumë, më shumë se kaq, unë kaq kam mundësi. Ti meriton që unë edhe të ulem në gjunjë…
Mehmet:Jo, në asnjë mënyrë!
Ana: Të të falenderoj për çdo gjë që ke bërë sepse je i veçantë. Të kujtohet kur ai që shiste pica me motorr, na kapi neve dhe të tha ty “o xhaxha, nuk lodhesh ti që bredh kaq shumë? Unë jam me motorr dhe lodhem, ti nuk lodhesh”, sepse ti je i palodhur për mua, më bredh gjithë rrugicat e Fierit, unë me karrocë, ti në këmbë. Më çon te parukierja, më thua “bëj thonjtë, bëj flokët”, në behar më thua “bëj edhe thonjtë e këmbës”, unë i kam thënë jo. Ti kujdesesh aq shumë për mua sa unë nuk ta shpërblej dot dhe jetën ma ke bërë më të lumtur e vërtet e mbajte fjalën që më the që “unë do të të nxjerr më shumë tani që je e sëmurë sesa kur ishe me këmbët e tua” dhe vërtet e mbajte fjalën.
Mehmet:Ti e ke hallall shërbimin, jo vetëm kaq por do dhe më shumë shërbim, por nuk mundemi, ma bëj hallall se…
Ana: Jo, ke bërë shumë! Jam shumë e lumtur!
Mehmet:Jam borxhli, pikë, në jetë dhe nuk e pranoj të më biesh ti, por të të bie unë ndër këmbë që ti gjysmë njeriu dhe lëviz dhe ne njëri-tjetrin kemi.
Ana: Je i palodhur dhe unë për këtë të falenderoj shumë!
Mehmet:Të jam mirënjohës deri në pikë të fundit, derisa të më lëvizë dora dhe këmba unë ta kam thënë, edhe të vdes diçka për ty do ta lë, që mos të vuash dhe të falenderoj njëqind milionë herë, nuk e prisja një gjë të tillë, megjithatë faleminderit!
Ana: Sepse ti e meriton vërtet!
Moderatori Ardit Gjebrea sjell në vëmendje rastet e çifteve të reja që shpesh thyhen përpara vështirësive të vogla dhe kjo nxit Mehmetin e përlotur që të japë një mesazh të fuqishëm.
Mehmet:Të mendohen mirë kur të lidhen me familje dhe familja është një gjë shumë e shtrenjtë, është shumë kollaj për t’u ndarë dhe unë them që në çdo vështirësi këta duhet ta përballojnë por femrën duhet ta respektosh jashtë mase. Ai që do, ai që s’do… por unë ia kam thënë dhe ajo ka motra, vëllezër por unë i kam thënë që derisa të jem unë gjallë unë s’të lë, këtë gjë them ta bëjnë të tërë, sa kanë mundësi, jo jashtë mundësive por megjithatë unë edhe në mëngjes kur ngrihem se shkoj ndonjëherë shpejt, e shikoj mer frymë apo s’merr frymë se ne të dy jemi dhe ndonjëherë i bie unë telefonit, ndodh që vonohet them pse më bën merak?
I emocionuar, Mehmeti rithekson betimin e tij për mos ta lënë kurrë të vetme Anën.
Mehmet:Unë në radhë të parë i thërras Zotit që ajo të jetë mirë për veten e saj dhe po ta them kështu me shpirt si vëlla, jo si Ardit, unë ua kam thënë edhe njerëzve të mi, unë sa të kem mundësi do t’ia lë ta ketë për veten e saj, do mundohem me shpirt
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb