ShowBizzz

“A do ia trashëgojë bizneset fëmijëve?”, si përgjigjet Kim Kardashian

Kim Kardashian ka pranuar se është e hapur që 4 fëmijët e saj të jenë drejtuesit e SKNN në të ardhmen.

Në një intervistë për “Bustle” 43-vjeçarja iu përgjigj pyetjes se nëse do i linte ndonjëherë fëmijët të merreshin me kompaninë e saj.

“Mendoj se ata do kenë idetë e tyre për çfarë do të bëhen, por nëse ndonjë do të marrë drejtimin, e pranoj me qejf. Do doja shumë që të përfshiheshin, por dua edhe të jenë të lumtur. Nëse s’ka lidhje me bukurinë nuk ka problem”, u shpreh Kim.

Nëna e Psalm 4 vjeç, Chicago 6 vjeç, Saint 8 vjeç dhe North 10 vjeç, flet për herë të parë kaq hapur rreth kësaj teme.

Kim ka pranuar shpesh se vajza e madhe është shumë e përfshirë në daljet e saj publike dhe se e kritikon hapur.

Së fundmi, Kardashian ka publikuar linjën e re të grimit nën logon SKNN.