LifeStyle

39 thënie të urta nga Irlanda

Irlanda njihet si një prej vendeve të shquara për forcën e karakterit, për stilin e tyre të jetës, e për dashurinë për pijen…

Historia na tregon se kemi të bëjmë me një popull i cili për shkak të veçorive të tij ngjall shumë kureshti dhe dëshirë për të ditur më shumë, ndaj menduam se një mënyrë e mirë dhe e thjeshtë për t’ia nisur njohjes me ta, ishte të lexonim pak nga urtësitë e tyre, dhe me një sy të vëmendshëm të kuptonim rreth cilave tematika ato vërviten.

Gjeni më poshtë 39 thënie të urta irlandeze:

Atë që uiski nuk e kuron, për të nuk ka kurim.

Bën keq kush s’pranon këshilla, por bën njëmijë herë më keq kush i pranon të gjitha.

Bukuria është vetëm në sipërfaqe, por askush nuk don ta zhysë.

Çdo i sëmurë, pasi ka bërë një kurë, është një doktor.

Çdo minutë lind nga një budalla e të gjithë mbijetojnë.

Derrat e mullixhiut janë të majmë, por Zoti e di me grurin e kujt janë majmur.

Dituria e bën të dobtin të fortë, të varfërin mbret, të keqin të mirë, budallain të arsyeshëm.

Durimi shëron më shumë se një lëngatë e vjetër.

Është i ëmbël zëri i atij që ka pasuri.

Është kaq koprac sa po ta zinte fruthi do t’i hiqte puçrrat një nga një.

Është më e thjeshtë të njohësh 10 shtete sesa një njeri.

Fshesa e vjetër i njeh mirë qoshet e shtëpisë.

Gjithmonë kontrollo që buka të jetë nën gjalpin.

I varfëri ecën gjatë derisa të arrijë tek mishi për oreksin e vet, ndërsa i pasuri derisa t’i hapet oreksi për mishin e tij.

Kalliu më i rëndë është ai kokulur.

Ku ka dashuri, atje ka dritë.

Kur bëjnë gabim budallenjtë ia lënë fajin Zotit.

Kur t’i kesh lidhur dëngjet e sanës nuk të tremb era.

Kush bën pyetje është në gjysmë të rrugës për t’u bërë i ditur.

Kush vjen te ti me një sekret për të treguar, ikën me dy.

Lakmitari grumbullon gjithçka përveç miqësisë.

Mburru me të panjohurit, ankohu vetëm me miqtë.

Mos ço kurrë pulën për të thirrur dhelprën.

Mos e premto kurrë peshkun që ende s’e ke zënë.

Në pleqëri, të gjitha kënaqësitë janë pas shpine, kurse në rini të gjitha rreziqet janë përpara.

Nëse gruaja është grindavece, ç’dobi ka bukuria e saj?

Nga çanta mund të nxjerrësh vetëm çfarë ka brenda.

Nuk gjykohet nderi i njeriut nga trashësia e librit të tij të lutjeve.

Një buzëqeshje e bukur, një gjumë i gjatë, janë ilaçet më të mira në librin e mjekut.

Një karakter i bukur është një fat i bukur.

Një minutë bisedim është më mirë se 1 javë luftë.

Një troftë në tigan vlen sa dy salmonë në det.

Një urti e mësuar nga përvoja është më e mirë se dy urti të mësuara nga librat.

Palca është diçka që hiqet me vështirësi nga kocka.

Po i pate këpucët e grisura, s’ia vlen çadra.

Përvoja është një shkollë e vështirë, por budallai nuk mëson prej asnjë shkolle tjetër.

Portofoli i rëndë, bën zemrën të lehtë.

Shqetësimet nuk mund të peshohen, por shumë nëna e kanë zemrën e rëndë.

Zoti na ka dhënë dy veshë e një gojë, e ne me po atë përpjestim duhet t’i përdorim.