Xhelozia e Ilnisës për Meritonin ka sjellë debat të fortë brenda shtëpisë së Big Brother Vip 3. Një veprim i modratorit ka bërë që gazetarja të “shpërthejë”. Por ndaj kujt dhe pse?!
“Mollë sherri” për çiftin ka qenë pikërisht Rikja. Një kërcim që Meritoni ka bërë para syve të Rikes ka sjellë dhe revoltimin e Ilnisës e cila e ka shprehur qartë që nuk e pëlqen aspak konkurrenten tjetër.
Në një moment të debatit ajo i drejtohet Meritonin që: “Mbaj marrëdhënie normale si njerëz, jo si dashnorë a ish dashnorë ça jeni”, duke ngritur kështu dyshime se mes gazetarit dhe Rikes ka patur një histori dashurie.
Më tej, gazetarja i kërkon atij të ketë respekt kundrejt saj, e cila i “është futur në krevat” dhe e ka treguar pëlqimin që ka ndaj tij.
Pjesë nga debati:
Meritoni: Je xheloze ti apo çfarë
Ilnisa: Unë me atë vajzën nuk shkoj fare. Po të kem mundësi e heq nga shtëpia, por do merrem edhe me atë. Ajo vajza që flet për puplat, që thotë më kanë rënë mua ajo kapet dhe jeton pas puplave të mija dhe pas puplave të mia që jeton ajo vajza. Unë të futem ty në krevat, ti për respekt të figurës time nuk duhet të bësh këto skena. Ik ore ti me këcimet e tua sensuale.
Ilnisa: Shko merru me atë nivelin. Se kam me atë se ajo e di vetë ca niveli ka sa shihet në pasqyrë e kam me ty.
Ilnisa: Ajo të lahet me ujë të bekuar para se të flasë për mua. Është shumë pis para meje në çdo sens
Meritoni: Pse je kaq e shqetësuar
Ilnisa: Smë pëlqen mua ajo, nëse ke marrëdhënie me atë mbaje si njerëz normalë jo si dashnorë a ish dashnorë ça jeni
© CREDITS instagram.com/bigbrotheralb_vip/
View this post on Instagram
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo