ShowBizzz

Bekim Jashari: “Festë në familjen tonë në Prekaz…”

Bekim Jashari në një postim së fundmi në rrjetet e tij sociale, ka treguar se sot kanë festë në familjen e tyre.

Sot po festojnë ditëlindjen e djalit të tyre Besimit.

“Festën në familjen tonë në Prekaz po e vazhdojmë me ditëlindjen e djalit tim Besimit, i cili me krenari mbanë emrin e vëllait tim dëshmor i cili ishte vetëm 17 vjeçar kur gjatë betejës së 5,6 dhe 7 marsit 1998 u rreshtua krah babushit Hamëzes e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Besimi i ri sot ka ditëlindjen dhe si një student aktiv dhe i vyer po na bënë krenar mua dhe familjen.
Urime biri im Besim, të urojmë edhe shumë vite tjera të lumtura, me gëzime e suksese të panumërta!
Faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që më keni dërguar me rastin e ditëlindjes sime, shëndet e të mira paqi tërë jetën!”, ka shkruar Bekimi në postimin e tij.

Stafi i revistës “Kosovarja”, i uron jetë të gjatë Besimit!

0



ks