Lajme

Talat Xhaferi merr zyrtarisht detyrën: S’ka rrugë tjetër për Maqedoninë, veç Europës

Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka marrë zyrtarisht detyrën këtë të hënë dhe ka folur për mediat. Krah ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ai është shprehur se për Maqedoninë e Veriut nuk ka rrugë tjetër veç Europës.

“S’do mend se detyra primare e kësaj qeverie është parapërgatitja, organizimi dhe zbatimi i zgjedhjeve të lira, demokratike të rregullta Presidenciale më 24 Prill dhe 8 Maj dhe zgjedhjeve të rregullta Parlamentare më 8 Maj.

Mbajtja dhe avancimi i partneritetit strategjik të RMV me Bashkimin Evropian, Aleancën e NATO dhe SHBA, si qëllime strategjike të pranuara që nga pavarësia e shtetit, mbeten prioritet primar i qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Xhaferi.

Më tej, gjatë fjalës së tij kryeministri shqiptar tha se qëllimet dhe prioritetet e vendit duhen theksuar dhe më shumë këtë në këtë periudhë, kur çdo hezitim apo lëkundje do të shfrytëzohet nga fuqi të treta, të cilat janë në kërkim të aleatëve ballkanikë.

“Shpreh kënaqësi dhe përgjegjësi për detyrën që mora përsipër, duke e përsëritur atë që e thashë dhe dje në ekspozenë time në Kuvend, Kushtetuta dhe ligji do të jenë baza mbi të cilën do e mbështesë çdo vendim dhe veprim që e ndërmarrim si qeveri.

S’do mend se detyra primare e kësaj qeverie është parapërgatitja, organizimi dhe zbatimi i zgjedhjeve të lira, demokratike të rregullta Presidenciale më 24 Prill dhe 8 Maj dhe zgjedhjeve të rregullta Parlamentare më 8 Maj.

Mbajtja dhe avancimi i partneritetit strategjik të RMV me Bashkimin Evropian, Aleancën e NATO dhe SHBA, si qëllime strategjike të pranuara që nga pavarësia e shtetit, mbeten prioritet primar i qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këtë dua ta theksoj edhe më fuqishëm tani, në këtë diskurs gjeopolitik ku çdo hezitim mund të shfrytëzohet nga fuqi të treta të cilat janë në kërkim të aleatëve”, u shpreh Talat Xhaferi në konferencën e parë për mediat, në ditën e marrjes zyrtare të detyrës.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi dje Qeverinë kalimtare me 65 vota pro dhe 3 vota kundër që për 100 ditë do të udhëhiqet nga ish-kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili në këtë detyrë vjen si pjesë e marrëveshjes midis BDI dhe LSDM. Ajo do të kujdeset për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 8 majit dhe ato presidenciale të 24 prillit.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo