
Irani mohon akuzat që ushtria iraniane të jetë përfshirë në sulmet me dron në bazën ushtarake amerikane në Jordani, ku u vranë 3 ushtarë dhe mbetën të plagosur 34 të tjerë.
Në një deklaratë për mediat presidenti amerikan, Joe Biden tha se do të kërkojë llogari nga përgjegjësit e këtij sulmi të përgjakshëm. Nga ana e tyre zyrtarët iranianë pretendojnë se akuzat ndaj tyre janë ta pabaza, shkruan BBC.
Mbretëria e Bashkuar i bëri thirrje Iranit të de-përshkallëzojë situatën, siç tha kryeministri britanik Rishi Sunak. “Ne dënojmë absolutisht atë që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit”, tha ai.
Ish-ambasadori amerikan: Irani dhe SHBA-ja duan të shmangin një konflikt më të gjerë
Ish-ambasadori amerikan në Jemen, Gerald Feierstein thotë se ai mendon se SHBA dhe Irani duhet të kërkojnë mënyra për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.
Duke folur për Shërbimin Botëror të BBC-së, ai thotë se administrata amerikane do të jetë nën “një presion të madh” për të rritur operacionet e saj kundër grupeve militante në rajon.
Por Feierstein thotë se ai beson se nuk ka gjasa që Presidenti Biden të shkojë deri në një goditje të drejtpërdrejtë kundër Iranit, siç kanë bërë thirrje disa politikanë amerikanë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo