
Si çdo vit, në janar Asambleja e Akademisë së Shkencave i ka dërguar Akademisë së çmimit Nobel në Stokholm formularin e plotësuar me emrin e kandidatit që mëndojnë se duhet të fitojnë çmimin Nobel për vitin 2024.
Ndryshe nga vitet e tjera, këtë janar 2024 formulari u plotësua nga një emër, kandidat i vetëm, shkrimtari i madh, mjeshtri i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare.
Akademia e Çmimit Nobel në Stokholm funksionon prej 123 vitesh, ku për çdo vit si për çdo fushë, edhe në letërsi ajo do i dërgon çdo fituesi nobelist, çdo shkrimtari të madh, çdo institucioni prestigjoz letrar në botë, një formular në të cilin ata duhet të shkruajnë emrin e kandidatit që mendojnë për këtë çmim për vitin 2024.
Shkrimtari shqiptar, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore është propozuar për herë të 24 nga Asambleja e Akademisë së Shkencave, por krahas tij për këtë çmim është propozuar Luan Starova dhe në vitin 2022, Fatos Kongoli.
Ishte Sekretari shkencor në Akademinë e Shkencave, Shaban Sinani i cili në një intervistë ka konfirmuar lajmin.
Revistës Newsbomb.al jo më larg se një muaj publikoi një artikull të plotë ku gazetari Roland Qafoku tregon se “Përse edhe pse prej 40 vjetësh Akademia Suedeze nuk ia jep çmimin Nobel Ismail Kadaresë?’ dhe mijëra e mijëra letra të dërguar në adresë të kësaj akademie kundër mjeshtrit të letërsisë.
Nga Roland Qafoku
Në fillim të janarit Akademia e Çmimit Nobel në Stokholm do të kryejë një veprim rutinë që funksionon çdo vit prej më shumë se një shekulli. Si për çdo fushë, edhe në letërsi, ajo do t’i dërgojë çdo fituesi nobelist, çdo shkrimtari të madh, çdo institucioni prestigjoz letrar në botë, një formular në të cilin ata duhet të shkruajnë emrin e kandidatit që mendojnë për këtë çmim për vitin 2024. E gjithë procedura është diskrete dhe që nga viti 1901 kur janë ndarë për herë të parë çmimet, nuk bëhet e ditur cilët janë ata që e marrin këtë formular, cilët janë ata që e plotësojnë e që propozojnë dhe cilët janë ata që bëjnë të mundur të shpallin kandidaturat.
Kjo procedurë vazhdon me selektimin final deri në muajin mars, për të vijuar më pas akoma deri të enjten e parë të muajit tetor kur shpallet fituesi. Por, për më shumë se 40 vjetësh, mes shumë e shumë të propozuarish, ky formular ka të shënuar një emër që nuk ndryshon asnjëherë: Ismail Kadare, Albania.
Në fillim të viteve ‘80-të e nominuan për herë të parë institucionet letrare nga Franca dhe pas vitit 1990 disa herë nominim për kandidat e ka bërë edhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Propozues të Kadaresë kanë qenë edhe disa shkrimtarë të huaj, emrat e të cilëve kjo akademi nuk i bën publikë. Më 28 janar, shkrimtari më i madh shqiptar mbush 88 vjeç dhe i bie afër gjysmës së jetës, emri i tij në këtë formular mban siglën “kandidat”, por pa e fituar asnjëherë. Janë të rrallë ata shkrimtarë në botë që janë prej kaq shumë vitesh kandidat për Nobel sa Ismail Kadare, duke marrë edhe epitetin “kandidat i përhershëm i Nobel”.
Por, ndryshe nga ata, Kadare është i rrallë, në mos i vetëm, që është kandidat i përvitshëm dhe pa ndërprerje, aq sa na e ka zvenitur dëshirën që ai ta marrë këtë çmim. Por më shumë jemi të zhgënjyer nga Akademia e Nobelit. Të gjithë këtë pezmatim e ka përkufizuar me një thënie lapidare poeti dhe shkrimtari i madh francez, Alain Bosquet teksa vite më parë, në mes të debatit nëse duhet apo jo ta merrte çmimin lëshoi Letra pa fund kundër në Akademinë Nobel, por edhe një fushatë e drejtuar nga ambasada jonë në Stokholm. Mjaftoi një debat në rrjetet sociale dhe përsëri doli në sipërfaqe një pyetje e madhe përse Ismail Kadare nuk po e merr çmimin Nobel.
Përse edhe pse prej 40 vjetësh Akademia Suedeze nuk ia jep këtë. Dhe në sipërfaqe dalin se mijëra e mijëra letra të dërguar në adresë të kësaj akademie. Një fenomen që doemos duhet të ketë ndikuar në mosdhënien e këtij çmimi. Kadare flet për revistën “Neësbomb”: “Ambasada bëri që i gjithë shtypi suedez të ishte kundër meje” por veçanërisht veprën e tij. Dhe për pasojë, fatkeqësisht në një farë mënyre ia kanë dalë të diktojnë dhe ndikojnë te Akademia e Nobel-it. Të paktën në dekadën e fundit, fitues të Nobelit në letërsi kanë qenë shkrimtarë mesatarë dhe pa ndonjë vlerë të spikatur dhe aspak të kra[1]hasueshëm me talentin dhe veprat e kandidatit shqiptar.
Rrjedhimisht, kjo të bën të besosh se Nobeli dhe Kadareja janë gjithnjë e më larg. Pas publikimit të lajmit të fundit dhe për ta kuptuar akoma më shumë fenomenin “letra kundër Nobelit për Kadarenë” mjafton të lexosh një e nga një, të gjitha reagimet në rrjetet sociale që shpesh kanë fuqinë e eksplozionit. Si të ishte një luftë mes dy ushtrive, komentatorët janë ndarë si në pro dhe kundër të thekur, në idhtarë me të drejtë dhe sharës profesionistë facebooku. E prej kësaj panorame, kupton një gjë të madhe: Asnjë kandidat i çmimit Nobel nuk është sulmuar, sharë, anatemuar aq shumë sa Ismail Kadare nga Shqipëria.
Ismail Kadare një ditë më parë 28 janar festoi ditëlindjen e tij.
Kadare sot 88 vjeç (lindur në Gjirokastër, më 1936) është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; më 2005 fitoi Man Booker International Prize, më 2009 çmimin “Prince of Asturias Aëards” për Artet, kurse në vitin 2015 Çmimin Jeruzalem, e më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”. Viteve të fundit, ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.
Kadare njihet si shkrimtar i cili në veprat e tij në mënyrë të qëllimshme u shmang nga realizmi socialist, dhe si i tillë veprat e tij u përkthyen dhe u lavdëruan nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare. Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit të 20-të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit.
Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca. Në vitin 2005 fitoi çmimin “Man Booker International Prize” ku kishte qenë i nominuar bashkë me shkrimtarë të tjerë të mëdhenj, duke përfshirë nobelistë si Günter Grass, Garbiel Garcia Marquez, Kenzaburo Oe etj. Kryetari i jurisë e arsyetoi vendimin për t’i dhënë çmimin Kadaresë me fjalët: “Ismail Kadare është një shkrimtar që hedh në hartë një kulturë të tërë: historinë e saj, dëshirën, folklorin, politikën, fatkeqësitë. Ai është një shkrimtar universal me traditë rrëfimi që shkon deri tek Homeri”. Në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Princi i Asturias për Artet – çmimi më i rëndësishëm letrar në vendet spanjolle, dhe një nga çmimet letrare më prestigjoze në botë. Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me çmimin Lerici Pea. “Dhënia e çmimit Lerici Pea 2010 autorit Kadare – shkruhet në motivimin e çmimit – nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve iu mohohen liritë themelore”.
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.
Me studimin e veprës së Kadaresë janë marrë autorë të shteteve të ndryshme, të cilët kanë botuar vepra dhe studime për të në gjuhët e tyre amtare: Eric Faye dhe Jean-Paul Champseix (frëngjisht), Piet de Moor (hollandisht), Peter Morgan (anglisht), Jose Carlos Rodrigo Breto (spanisht).[nevojitet citimi] Ky i fundit e ka vlerësuar si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të gjysmës së dytë të shekullit XX, dhe shkrimtarin më të rëndësishëm të shekullit XXI.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo