Lajme

Edi Rama takohet me ministrin turk, Hakan Fidan  

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan. Ministria turke ka ndarë një foto nga takimi, teksa shkruan se kryeministri Rama ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm.

“Ministër i Punëve të Jashtme Hakan Fidan është pritur në Tiranë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama”, kaq thuhet në postim e Ministrisë së Jashtme turke.

Ndërsa vetë kreu i qeverisë ende nuk ka postuar foto apo detaje se çfarë është diskutuar në këtë takim. Kujtojmë që më herët Hakan Fidan është takuar dhe me homologun Igli Hasani si dhe me presidentin Bajram Begaj.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo