ShowBizzz

Aktori Agan Asllani tregon se si u takuan me Konjuvcën

Aktori Agan Asllani, ka treguar se si është ftuar për të pirë kafe nga shefi i stafit të Kuvendit, Ilir Kërçeli dhe nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuvca.

I ftuar në emisionin “1 Natë” në Tëvë1, Asllani tha se nuk ka qenë në ndonjë parti asnjëherë, sipas tij, Konjuvca për pozitën që e ka për shtetin e Kosovës është i rëndësishëm.

Derisa, theksoi se ftesën që ka pranuar nga një njeri i tillë, si Konjuvca, është kënaqësi dhe privilegj.

Po ashtu, ai tha se në takim kanë biseduar për çështje të ndryshme kryesisht për teatrin, filmin.

Sipas aktorit, Konjuvca është pasionant i madh i filmit dhe prandaj siç tha ai, ka qenë muhabet i relaksuar.

“Shefi i kabinetit një djalë që e kam pasur në shkollë fillore në Dardani, Ilir e ka emrin ai më ka shkruar po kemi dëshirë me kryetarin me pi një kafe a pranon?, patjetër. Unë kurrë nuk kam qenë në ndonjë parti nuk jam dhe nuk besoj që kam me qenë ndonjëherë. Pozitën që e ka për shtetin tonë është i rëndësishëm, kaq më mjafton për mua, me më ardhë ftesa nga një njeri i tillë për mua është kënaqësi dhe privilegj dhe e pranova, shkova dhe biseduam për çështjet të ndryshme kryesisht për teatrin, filmin, përndryshe Glauku është pasionant i madh i filmit edhe mandej ka qenë muhabet i relaksuar. Vetëm ne të tre më pyeti a bënë me e bo një video, dhe unë thash patjetër, kjo është e mira kur tjetri e ka parë dikon duke imituar nuk është prekë por përkundrazi”, deklaroi Asllani.

Ndryshe, aktori imitoi kryeparlamentarin në serialin “Logjikonomia” në Tëvë1 rreth temës për liberalizimin e vizave.

Madje, ata kanë realizuar edhe një video së bashku, brenda objektit të Kuvendit të Kosovës.

“Kur, ku, si dhe pse… liberalizimi”, thonë Asllani dhe Konjufca në videon e shpërndarë nga shefi i stafit të Konjufcës, Ilir Kërçeli./teve1.info/



/TeVe