Kanye West me zemërim rrëmbeu telefonin e një gazetareje të TMZ të hënën pasi ajo e pyeti nëse ai po “kontrollon” gruan e tij Bianca Censori, 29 vjeç, mes shqetësimeve të vazhdueshme të fansave për mirëqenien e saj. “Njerëzit duan të dinë nëse Bianca ka vullnetin e saj të lirë”, e pyeti gazetarja Westim, 46 vjeç, ndërsa ai po ecte në ceremoninë Walk of Fame të Charlie Wilson në bulevardin Hollywood, në Los Anxhelos. “Disa njerëz thonë se ju po e kontrolloni”, shtoi ajo ndërsa reperi i “Power” papritur konfiskoi pajisjen e saj të regjistrimit dhe e futi në xhep.
Me fytyrën e mbuluar plotësisht me një maskë të zezë, ish-miliarderi filloi duke e pyetur atë: “A je e çmendur?”. “Ti mendon se për shkak se je një grua e bardhë, mund të ecësh mbi mua ashtu dhe të më pyesësh duke më pyetur për gruan time, nëse ajo ka vullnet të lirë? A je i cmendur?”.
“Ke vullnet të lirë, apo punon për djallin?”, e pyeti West gazetaren, duke kërkuar që ajo t’i tregonte emrin dhe adresën e plotë. West vazhdoi t’i fliste Melanie-t, duke i thënë, “Nuk më pyete kur nuk mund t’i shihja fëmijët, por keni pyetje për këtë, apo jeni pjesë e sistemit?”.
Themeluesi i Yeezy më pas kërkoi që Melanie të pranonte nëse ishte “e gabuar apo e drejtë” që ajo të bënte një “pyetje të kotë, pyetje mosrespektuese” ndaj “një superheroi” si ai.
“Më duhet vetëm telefoni im”, u përgjigj ajo. “Jo, përgjigjuni pyetjes! Unë duhet t’u përgjigjem pyetjeve tuaja, përgjigjuni pyetjes sime. E mora telefonin tuaj tani. Do të më arrestojnë që të kam marrë telefonin?”, e tallte ai.
Takimi përfundoi në mënyrë të çuditshme me West që pyeti Melanie për pagën e saj, teksa i bënte një ofertë puna. “Unë do t’ju paguaj dyfishin e asaj që ju paguajnë. A dëshiron të punosh për mua në vend të kësaj?”, e pyeti ai.
West dhe Censori u martuan ligjërisht më 20 dhjetor 2022. “Bianca ka pasur gjithmonë media sociale dhe ajo ishte aktive në to – derisa u martua me Kanye”, tha burimi. “Ai nuk dëshiron që ajo ta ketë sepse mendon se do ta lëndojë atë nëse i duhet të lexojë gjërat e këqija që thonë njerëzit. Kjo është shqetësuese dhe duke e mbyllur atë nga bota, ai po e bën atë të izolohet gjithnjë e më shumë”.
Galeria fotografike
bal