Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bardhi ndodhet në Kongresin Amerikan, ku është takuar me kongresmenin Pete Sessions, me të cilin kanë diskutuar çështje me interes për Shqipërinë dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve.
Bardhi teksa ndan një foto krah kongresmenit Sessions, shkruan se Shqipëria është me fat që ka aleat Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo do të vazhdojë të mbetet e pacënuar përjetësisht.
“Në Kongresin Amerikan kisha kënaqësinë të takoja Kongresmenin Pete Sessions, me të cilin ndamë çështje me interes për Shqipërinë dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve tona. Shqipëria është me fat që ka aleat Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo do të vazhdojë të mbetet e pacënuar përjetësisht.
Pavarësisht problemeve me të cilat Shqipëria përballet gjatë gjithë këtyre viteve, përfshirë korrupsionin, mungesën e shtetit ligjor apo demokracisë funksionale, SHBA ka qenë gjithmonë prezent për të na ndihmuar në rrugtimin tonë për një Shqipëri demokratike dhe të zhvilluar. 🇦🇱🤝🇺🇸”, shkruan Bardhi në postimin e tij.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo