Lajme

Gjiknuri takon kongresmenin amerikan: E informova për ecurinë e Reformës Zgjedhore

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka takuar në Kongresin Amerikan, kongresmenin Jim Himes.

Gjiknuri nën shoqërinë e ambasadorit shqiptar në SHBA, Ervin Bushatin kanë takuar kongresmenin amerikan, të cilin e kanë informuar në lidhje me ecurinë e reformës zgjedhore në Shqipëri dhe garantimin në ligj të kësaj të drejte për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit.

“Washington 🇺🇸🇦🇱 – Bashkë me ambasadorin Bushati patëm kënaqësi të takojmë kongresmenin Jim Himes. Nisur nga interesimi i tij rreth votës së diasporës, e informova kongresmenin në lidhje me ecurinë e reformës zgjedhore në Shqipëri dhe garantimin në ligj të kësaj të drejte për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit tonë. Gjithashtu e njoha me përpjekjet e përbashkëta për të mbushur çdo boshllëk legjislativ në lidhje me këtë të drejtë të sanksionuar në Kodin Zgjedhor.

Me rëndësi thelbësore miratimi i një metode votimi nga jashtë që siguron integritet dhe llogaridhënie administrative për këtë proces sa të rëndësishëm aq edhe sfidues. U angazhova të informoj në vijimësi Kongresin në lidhje me ecurinë e këtij procesi edhe në kuadër të interesimit të shumë organizatave dhe qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Gjiknuri.

TS Poll - Loading poll ...

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo