Ervin Gonxhi është banori që u eliminua sot nga Big Brother Vip Albania. Ervini ishte në nominim me Gabrielen, Vesën dhe Fationin.
Por votat e publikut nuk e shpëtuan Ervinin, duke e skualifikuar nga gara për të fituar çmimin e madh.
“Publiku ka vendosur që banori që duhet të largohet sot përfundimisht nga shtëpia duke hequr dorë nga çmimi i madh është Ervin Gonxhi”, tha moderatori Ledjon Lico, i cili lexoi zarfin nga Vëllai i Madh.
Ervini e priti me pozitivitet skualifikimin e tij nga loja. Sapo dëgjoi emrin e tij ai tha se “ndihet shumë i lumtur, sepse do të shkojë në shtëpi dhe do të takojë djalin e tij”.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo