Roza e quajti Heidin një vajzë e cila u bë e famshme në “Grande Fratello” sepse u njoh me një burrë. Deklarata nuk i ka pëlqyer Heidit dhe në Prime e sotëm dy vajzat patën një debat të ashpër. Madje Heidi u prek dhe nisi të përlotej.
Pasi Heidi u prek, Romeo reagoi ashpër, duke i kërkuar Heidit që të mos përlotet, pasi Roza këtë kërkon.
Heidi: Unë me Romeon ndihem mirë dhe e kam xhan. Nuk e përdor.
Romeo: Pse qan ti? Këtë do ta arrijë kjo, nuk e kupton?
Roza: Unë komentoj lojën tënde ashtu siç ti komenton në mënyrë negative lojën time.
Heidi: Ti je negative, je njeri i ulët që provokon.
Romeo: Nuk është e ulët, është e keqe. Është njeri i keq.