Lajme

Ish-kryeministri i Pakistanit dënohet me 14 vjet burg për korrupsion

Imran Khan u dënua dënuar me 14 vjet burg, ndërsa më herët gjykata kishte marrë vendimin për ta dënuar me 10 vite burg ish-kryeministrin palestinez për një tjetër vepër penale.

Khan, i cili u rrëzua si kryeministër nga kundërshtarët e tij në vitin 2022, është arrestuar pasi akuzohet për disa vepra penale. Të martën ai u dënua me 10 vite burg për nxjerrje të sekreteve shtetërore dhe të mërkurën u dënua me 14 vjet të tjera për një rast korrupsioni.

Khan ka thënë se rastet e shumta kundër tij janë të motivuara politikisht. Këto dënime të fundit vijnë vetëm një javë përpara zgjedhjeve kombëtare të Pakistanit, një votim ku atij i ndalohet të kandidojë.

Gjylata pritet të japë një vendim dhe për Bushra Bibi, bashkëshortja e ish-kryeministrit. Të dy u martuan në vitin 2018, disa muaj përpara se Khan të zgjidhej kryeministër. Çifti u akuzua për shitje të paligjshme të dhuratave shtetërore që kishin marrë për përfitime personale.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo