Lajme

Po shkëmbenin kanabis në parkingun e një qendre tregtare, arrestohen 4 persona

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi janë kapur në flagrancë duke shkëmbyr kanabis.

Në pranga kanë rënë shtetasit D. D., 32 vjeç, H. Z., 23 vjeç, V. K., 23 vjeç dhe H. M., 23 vjeç. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta shtetas janë kapur në flagrancë, në parkingun e një qendre tregtare në periferi të Tiranës, duke shkëmbyer 2 qese plastike brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 16.2 kg.

Sekuestrohen 16.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 90 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, shuma parash dhe 5 celularë.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, operacioni policor i koduar “Lokacioni”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në DVP Tiranë.

U kapën në flagrancë duke shkëmbyer 16.2 kg lëndë narkotike kanabis, vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohen 16.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 90 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, shuma parash dhe 5 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Lokacioni”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve D. D., 32 vjeç, H. Z., 23 vjeç, V. K., 23 vjeç dhe H. M., 23 vjeç.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta shtetas janë kapur në flagrancë, në parkingun e një qendre tregtare në periferi të Tiranës, duke shkëmbyer 2 qese plastike brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 16.2 kg.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit H. M., në Korçë, shërbimet e DVP Korçë gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo