Gazetarja e kronikës së zezë Anduena Llabani ka deklaruar se Liridona Ademaj dhe Naim Museli edhe pse të martuar, kanë pasur një marrëdhënie të hapur.
E ftuar në Euronews Albania ajo tha se ka dëshmitarë që Kosovë që pohojnë se Naimi ka pasur një raport me gruan e nipit të tij.
Gazetarja shtoi se për historitë e Naim Murselit kanë qenë në dijeni të gjithë familjarët, ndërsa për tradhtinë e Liridonës nuk ka asnjë dëshmitarë, duke hedhur dyshime se dëshmia e Naimit është e rremë.
“Unë po them diçka që e kam ditur shumë kohë më parë, por për shkak të sensibilitetit që ka pasur kjo çështje, jam kufizuar ta them. Bëhet fjalë për një njeri me jetë të dyfishtë apo të trefishtë. Marrëdhënia që Naim Murseli ka pasur me kushëririn e tij, është më e thellë, është një histori 5 vjeçare.
Flitet për një marrëdhënie poligamike. Dyshohet se e ndjera ka pasur një raport me nipin e Naimit dhe Naimi ka patur një raport me gruan e nipin. Këto histori fliten në rrethin e tyre, e për këtë kanë pasur informacion edhe familjet.
Një gjë që e ka ditur Naimi, e ka ditur Liridona, ka qenë një marrëdhënie e hapur. Kur Naimi deklaron se e ka parë gruan duke tradhtuar në Suedi, mund ta thotë po s’ka dëshmitarë, për marrëdhënien në Prishtinë ka dëshmitarë”, tha gazetarja.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo