Bota

Si dukej Gaza para 7 tetorit? Det, lule dhe njerëz që qeshin

Plestia Alaqad, një gazetare në Gaza rrëfen jetën e saj përpara lufte, përmes një video nga përditshmëria.

Njerëz që dalin shëtitje, njerëz që hanë në ristorante, që dalin për shopping, që qeshin, që notojnë, që festojnë… Gjëra të vogla që kur i ke i merr për të mirëqena dhe vetëm kur të privojnë prej tyre, ua kupton vërtet rëndësinë.

“Më mungon jeta ime para 7 tetorit. Më mungon të fle, më mungon të zgjohem çdo ditë në shtrat, më mungon të bëj rutinën time të mëngjesit, më mungon të bëj dush, më mungon të dal me miqtë e mi, më mungon koha e çajit me mamin dhe motrën në dhomën tonë të ndenjes, më mungon të rri gjithë natën zgjuar dhe më mungon të kem rroba për të veshur. Më mungon shtëpia ime. Më mungon Gaza, deti dhe perëndimet e saj. Gjithçka…”, shkruan ajo.



/tiranapost