Teksa Reforma Zgjedhore është kthyer në një mollë sherri mes partive politike në vend, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë apel që palët të ulen për diskutime.
Sipas tij, shumica qeverisëse dhe opozita duhet të angazhohen për të konkretizuar këto ndryshime sa më shpejt që të jetë e mundur.
“E dimë që nëse do duhet të bëhen ndryshime do duhet të datojnë jo më vonë se 1 vit, ose në rastin më ekstrem 6 muaj para ditës së zgjedhjeve. Nëse ngel ky kod, zgjedhjet do bëhen, nuk di të them se ca impakti do ketë në aspektin teknik të zgjedhjeve të ardhme.
Duket që faktori politik dhe institucioneve kanë pranuar nevojën për të bërë ndryshime në kodin zgjedhor, të paktën në disa aspekte të këtij kodi. Do ishte mirë që partitë politike, shumica qeverisëse dhe opozita të angazhohen për të i realizuar këto ndryshime sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ngelet në vlerësimin e partive politike për t’i adresuar çështjet që kemi evidentuar ne, që i konsiderojmë problematike, ose të nevojshme për t’u rikonsideruar”, tha Celibashi.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo